Mbretëria e Bashkuar ka disa nga shkollat më të mira të inxhinierisë në botë. Brenda kësaj fushe të gjerë mund të gjeni me mijëra aktivitete sfiduese si kërkime shkencore, zhvillim, dizajn, prodhim dhe operacionet të shërbimeve dhe produkteve.
Inxhnierët janë nën profesionet më të rëndësishme në botë; të përgjegjshëm për pothuajse çdo gjë që përdorim ose konsumojnë. Nga aktivitetet e kohës së lirë deri tek trajtimet mjekësore, komunikimet telefonike ose sisteme transporti, inxhinierët e gjejnë veten në pozicione kyçe të industrive ose të shitjeve.
Zgjedhja e programit të duhur të inxhinierisë dhe universitetit të duhur mund të jetë e vështirë, dhe është shumë e rëndësishme të kuptoni se cili universitet është opsioni më i mirë në bazë të formimit tuaj akademik, synimet tuaja për karrierë dhe specializimin që dëshironi.
Kërkesa për inxhinerë të mirë është e lartë. Në sektorët e financës, mekanikës, IT dhe elektronik sidomos, ka shumë boshllëqe për inxhinierë të autorizuar dhe të inkorporuar, dhe papunësia për inxhinerët është më e ulët se gati çdo profesion tjetër.
Vetëm në MB, inxhinieritë e drejtuara nga inxhineria kontribojnë rreth 40% të produkteve që dalin nga britania, dhe janë pikë kyçe e ekonomisë vendase. Nga garat me motor deri tek elektroshtëpiaket e ndryshme, roli i inxhinierit është i pazëvendësueshëm. Për dikë që po kërkon një të ardhme shpërblyese me një shumëllojshmëri mundësish punësimi, nuk ka patur kurrë një moment më perfekt për të filluar një karrierë në inxhinieri.
Inxhinieria Kimike… është një degë e inxhinierisë e cila merret me aplikimin e shkencave fizike (kimi, fizikë) dhe shkencave të qënieve të gjalla (biologji, mikrobiologji dhe biokimi) si dhe ekonomisë dhe matematikës, të gjitha me qëllimi e shndërrimit të materialeve të papërpunuara në forma më të dobishme. Inxhinierët kimikë sigurohen që proceset operohen në mënyra të sigurta, të qëndrueshme dhe ekonomike.
Inxhinieri Civile… është një displinë e inxhinierisë që merret me dizenjimin, konstruktimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit natyror ose të ndërtuar, duke përfshirë punime si ura, rrugë, kanale, diga dhe ndërtesa. Tradicionalisht ndahet në nën-disiplina duke përfshirë inxhinierinë e mjedisit, inxhinierinë gjeoteknike, inxhinierinë strukturore, inxhinierinë e transportit, inxhinieri urbane, inxhinieri e burimeve të ujit, inxhinieri materialesh, dhe inxhinieri ndërtimi
Inxhinieri Elektrike… është një fushë e inxhinierisë që merret me studimin dhe aplikimin e elektricitetit, elektronikës dhe elektromagnetizmit. Ajo mbulon një sërë temash si fuqia, elektronika, sistemet e kontrollit, procesimi i sinjaleve dhe telekomunikacioni. Zakonsiht inxhineira elektrike merret me probleme të lidhura me sisteme të mëdha elektrike si transmetimi i fuqisë, kontrolli i motorëve, ndërsa inxhineria elektronike merret me studimin e sistemeve të vogla elektronike si kompjuterat ose qarqet.
Inxhinieri Mekanike… është një disiplinë e inxhinierisë që aplikon parimet e fizikës dhe shkencës së materialeve në analizën, dizenjimin, prodhimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve mekanike. Është një degë e inxhinierisë që përfshin prodhimin dhe përdorimin e nxehtësisë dhe fuqisë mekanike për dizajn prodhim, dhe operim të makinerive.
Inxhinieri Kompjuterike…merret me dizenjimin e kompjuterave dhe sistemeve kompjuterikë. Kjo mund të përfshijë dizenjimin e hardware-ve, PDAs, USB ose përdorimin e kompjuterave për të kontrolluar fabrika të ndryshme. Inxhinierët kompjuterikë mundet gjithashtu të punojnë me software-t e sistemit. Megjithatë, dizenjimi i sismeteve software të komplikuara i përket inxhinierisë së software, e cila konsiderohet si disiplinë e veçantë
Inxhinieri Mekatronike… është një disiplinë inxhinierie e cila merret me kryqëzimin e sistemeve mekanike dhe elektrike. Këto sisteme njihen si sisteme elektromekanike dhe kanë përdorime të ndryshme. Shembuj përfshijnë sistemeve prodhimi automatike, ngrohjen, ventilimin dhe sistemet e ajrit të kondicionuar si dhe nën-sisteme të mjeteve ajrore dhe autoveturave.
Në MB mund të studjoni B.Eng (Bachelor Inxhinierie) oseM. Eng (Master Inxhinierie)
Një B.Eng është një diplomë standarte 3-vjeçare në inxhinieri. Ata që kanë përfunduar një B.Eng kanë trajnimin e duhur për të aplikuar për t’u bërë një Inxhinier i Inkorporuar (Incorporated Engineer). Megjithatë, për ata që dëshirojnë të bëhen një Inxhinier i Autorizuar, është e domosdoshme të vazhdoni studime të avancuara të barazvlefshme me një diplomë Master Inxhinierie. Disa universitete të MB i lejojnë studentët të kalojnë nga B.ENg në M.Eng gjatë viteve të fillimit të studimeve. Një M.Eng zgjat të paktën 4 vjet, 5 për ata që bëjnë një vit eksperiencë pune.
Ju lutem kini parasysh se kërkesat për hyrje varijojnë për çdo universitet.
Për të mësuar më shumë për programet e Inxhinierisë në MB, gjeni detaje nga 10 universitetet më të mira për degën sipas Guardian University Guide 2022 më poshtë:
Nëse jeni të interesuar për të studjuar Inxhinieri në MB, vendosni konsultimin tuaj falas sot.
SI-UK's service is fast, reliable and efficient - their consultants are specialists, working closely with all UK universities; through my consultants' advice, and application assistance I was able to get offers from top ranked universities.
Carla Termini King's College London, Accounting and Finance
We will be in touch within 24 hours to arrange your initial consultation at your nearest SI-UK office. If you are unable to visit us in person, consultations can also be arranged via Skype.